Vizitë e organizatës joqeveritare Rrjeti Qeliza - Gajkovë, Kosovë
Me 26 Qershor (e mërkurë) Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" pati kënaqesinë ti pret në zyret e shoqatës zonjën Shqipe Bejtullahu nga Rrjeti i OJQ-ve të Grave Qeliza, Gjakovë - Kosovë, zonjën Mirlinda Sada dhe zonjën Erblina Dinarama.
Së bashku diskutuam rreth angazhimeve dhe synimeve, organizimeve të shoqates kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" me fokus të veçantë në ruajtjen e vlerave kombtare. U njoftuam me punën dhe kontributin e Rrjetit Qeliza Gjakovë që është grup i OJQ-ve dhe individëve të bashkuar që kanë qëllim fuqizimin, përmirsimin e statusit të grave dhe fëmijëve, përmes aktiviteteve edukative dhe avokuese në ngritjen e vetëdijesimit për parandalimin dhe raportimin e dhunës në baza gjinore.
Kurse zonja Mirlinda Sade na njoftoj rreth funksionimit të OJQ-së Medica Gjakova që ka për mision mbështetjen e mirëqenies së grave të mbijetuara nga dhuna, integrimin e tyre në të gjitha fushat jetsore si dhe ofrimin e ndihmës profesionale, këshillime psikosociale për të kapërcyer stigmën dhe për të thyer këtë temë tabu. Zonja Erblina Dinarama nga OJQ "Shtëpia e sigurt" që udhëheq strehimoren në Gjakovë-Kosovë ndau me ne detaje të shërbimeve që ofrohen në strehimore, duke nisur nga strehimi, kujdesi për mirëqenien e shëndetin mendor e deri te pavarësimi/punësimi i të mbijetuarave të dhunës.
Po ashtu së bashku vizituam dhe Qendrën për gratë viktima të luftës - ROSA në Zagreb-Kroaci ku biseduam per punen dhe mësuam për përpjekjen e shoqatave të kësaj kategorie në drejtimin e ofrimit të ndihmës personave të dhunuar gjatë luftës në Kroaci dhe në Kosovë.
Falënderojmë për vizitë dhe jemi mirënjohës për punën e OJQ-ve Rrjeti Qeliza Gjakovë, Medica Gjakova dhe strehimorja "Shtëpia e sigurt" Gjakovë - Kosovë.
Përzemërsisht falënderojmë zonjën Shqipe Bejtullahu që ndau me ne kujtimet për aktivitetet e zhvilluara në vitet e tetëdhjeta kur ajo ishte anëtare e ish Klubit studentor "Shkëndija", që sot është Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija".