Takim me profesoreshën e letërsisë shqipe Elinda Dibra
Më 5 pril, në hapësirat e Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb, në shoqatën kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija", patëm nderin të mirëpresim profesoreshën nga Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" të Letërsisë shqipe, znj. Elinda Dibra.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shoqatës tonë më të vjetër në Zagreb, me Universitetin e Shkodrës. Për të promovuar dhe vlerësuar traditën dhe kulturën shqiptare. Është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të identitetit tonë kombëtar. Ky bashkëpunim sjell një mundësi të jashtëzakonshme për të sjellë së bashku vlerat, zakonet dhe traditat tona nëpërmjet aktiviteteve kulturore, artistike dhe shkencore.
Përmes këtij bashkëpunimi, ne ndërtojmë ura të reja të ndërlidhjes dhe miqësisë, duke krijuar një mjedis të frytshëm për shkëmbimin e ideve dhe për të zgjeruar njohuritë tona mbi trashëgiminë tonë kulturore. Ky partneritet sjell një përfitim të madh për të dyja palët, si dhe kontribuon në rritjen dhe promovimin e kulturës shqiptare, në nivele të ndryshme shoqërore dhe akademike.