Promovimi i librit “Arti popullor në veshjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut”
Kryetarja e Shoqates Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, Gentiana Lleshdedaj mori pjesë në promovimin e librit “Arti popullor në veshjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut” të Zejna Halimit, mbajtur më 17 maj 2025 në Zagreb, organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit.
Ky aktivitet konfirmoj rëndësinë e kostumit tradicional shqiptar si një element kyç i identitetit kulturor. Për komunitetin shqiptar në diasporë, kostumi është një mjet për të ruajtur traditën, trashëgiminë dhe lidhjen me kulturën vendase.
Libri i Profesor Halimit përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e trashëgimisë jomateriale shqiptare përmes hulumtimit të kostumeve në rajonet e Maqedonisë së Veriut me popullsi shqiptare.
Gruaja shqiptare dhe kur nuk ka pas mundësinë për të treguar identitetin e saj me fjalë e ka treguar me qëndisjen e simboleve shqiptare në veshjen e saj dhe në ketë menyrë ka qenë gjithmonë shtylla kryesore ne ruajtjen e tradites tonë kaq të pasur.