“Mbrëmja e Kuzhinës Shqiptare”
Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” mori pjesë me krenari në organizimin e eventit kulturor dhe gastronomik “Mbrëmja e Kuzhinës Shqiptare”, i cili u mbajt me 13 shtator 2025 në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb.
Eventin e mbajti Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, dhe vizitorët patën mundësinë të shijonin gatime tradicionale të kuzhinës shqiptare dhe të mësonin rreth trashëgimisë kulturore dhe zakoneve të popullit shqiptar.
U prezantua edhe libri “Kuzhina Tradicionale” nga Ljiljana Koci dhe Marijan Grakalić.
Në Mbrëmjen e Kuzhinës Shqiptare morën pjesë Donika Hoxha, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Memetali Zenuni, Kryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qarkut të Zagrebit, Emirat Asipi, Kryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Diana Glasnova, gazetarja dhe korrespondentja bullgare nga Kroacia, Pero Diankov, përfaqësuesi i pakicës kombëtare bullgare të Qytetit të Zagrebit, Jasmina Zelenković, veterane dhe vullnetare kroate e Luftës Atdhetare, kryetarë të shoqatave shqiptare dhe anëtarë të tjerë të pakicës shqiptare, si dhe miqtë e tyre kroatë.
Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që mbështetën këtë aktivitet me praninë e tyre dhe në këtë mënyrë kontribuan në ruajtjen dhe promovimin e identitetit shqiptar në Kroaci.