Ligjeratë dhe promovim i librit “Shqiptarët dhe krijimi shetit Grek” nga Elena Kocaqi
Të shtunën, Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci "Shkëndija" në ambientet e reja të Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb, organizoi ligjëratën dhe promovimin e librit “Shqiptarët dhe krijimi shetit Grek” nga Elena Kocaqi.
Profesoresha Kocaqi, e cila jep mësim në Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, mbajti një ligjëratë mbi gjuhën shqipe si çelësi të gjuhëve indoevropiane dhe diskutoi për trashëgiminë historike të shqiptarëve si pasardhës të ilirëve. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e komunitetit shqiptar në formësimin e identiteteve kombëtare në Ballkan dhe në Evropë.
Në ligjëratë dhe promovim morën pjesë të ftuar të shquar, duke përfshirë kryetarin e Këshillit të Shqiptarëve në qytetin e Zagrebit, Emirate Asipi, kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Esad Çollaku, kryetari i Shoqatës së Vullnetarëve të Luftës së Atdheut, Tom Kaçinari, kryetarja e Shoqatës së Artistëve Shqiptarë në Kroaci - Dea, Ljiljana Koci dhe kryetari i Shoqatës Hasi Frrok Prekpalaj. E pranishme ishte edhe kryetarja e Klubit të Gruas Shqiptare Mbretëresha Teuta, Shenida Bilali dhe shumë të ftuar të tjerë të rëndësishëm nga komuniteti shqiptar.
“Kjo ngjarje nxori në pah rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore të shqiptarëve dhe rolin e tyre në historinë evropiane. Me këtë projekt duam të tregojmë se si Shkëndija përveç kërcimit dhe këngës dëshiron dhe duhet të organizojë ligjërata të tilla, sepse synimi ynë është të ruajmë identitetin tonë”, tha kryetarja e shoqatës Shkëndija, Gentiana Lleshdedaj.