Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Novinarski dom
>>
Novinarski dom

Koncert muzikor me këngë popullore shqipe nga sopranoja Besarta Murtezani dhe ansambli “Dardanus”

E premte, 24.5.2024. Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Skhëndija”dhe Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe organizuan koncert muzikor me këngë qytetare shqiptare të sopranos Besarta Murtezani dhe ansamblit “Dardanus” në Shtëpinë e Gazetarëve Kroat në Zagreb. 

Besarta Murtezani dhe ansambli “Dardanus” interpretojnë muzikë klasike dhe popullore shqiptare dhe janë të njohura në skenën muzikore të Maqedonisë së Veriut, por edhe jashtë kufijve të vendit. 

I falënderojmë interpretuesit e djeshëm për ardhjen dhe për spektaklin muzikor.