Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Hotel Antunović
>>
Hotel Antunović

Java e Rinisë Shqiptare dhe 16-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Me datën 24 shkurt ne Hotelin Antunović në Zagreb  festuam 16 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe javen e kulturës dhe rinise shqiptare në Republikën e Kroacisë.

Mbrëmja filloi duke i përshëndetur mysafirët,  ku ambasadori ,deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë dhe të ftuar të tjerë patën rastin të ju drejtohen të pranishëmve me disa fjalë.

Në këtë mbrëmje muzikore performuan Remzije Osmani, Nexhat Osmani, Devis Kaziu dhe Kristi Miloti të cilët përshëndetën organizatorin, bashkorganizatorët  e ngjarjes dhe falenderuan komunitetin shqiptar në Zagreb.

Kjo mbrëmje madhështore është organizuar nga Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" në bashkëorganizim me Unionin Shqiptar në Republikën e Kroacisë, me përkrahjen Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë dhe mbështetjen ambasades së Republikes së Shqipërise, ambasades së Republikes së Kosovës dhe deputetes në parlamentin e Kroacisë Ermina Lekaj Prljaskaj.

Me këtë rast u ndanë edhe disa dhurata, ku kryetarja e shoqates kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” , Gentiana Lleshdedaj pranoi  dhuratë nga Ansambli “Prishtina"  nga Republika e Kosovës.