Hapja madhështore e Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb
Me datën 24 shkurt 2024 pas 6 dekadavë të egzistencës të shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" më në fund u bëmë me objekt tonin. Me krenari i hapëm dyert e qendrës kulturore shqiptare në Zagreb ku dhe vet jemi aty. Përpjekjet tona shumëvjeçare me në fund u realizuan. Kjo qendër do të shërbej për komunitetin shqiptar që jeton dhe vepron në Zagreb duke u bërë një vend tubimi, mësimi dhe promovimi i kulturës, gjuhës, artit, vlerave dhe traditave shqiptare. Këtu do të zhvillohen manifestime, leksione, ekspozita dhe punëtori të ndryshme, të cilat do të pasurojnë komunitetin tonë dhe do të kontribojnë në mirëkuptimin dhe integrimin më të mirë ndërkulturor.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” së bashku me Unionin e shqiptarve në Kroaci, deputeten Ermina Lekaj Prljaskaj, shoqatat dhe këshillat në praninë diplomatëve ambasadorëve dhe personaliteteve të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kroacisë dhe të ftuarve nga Republika e Kosovës dhe me gjerë, bën hapjen ceremoniale të qendrës kulturore shqiptare ku do të jetë edhe selia e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija".
Kryetarja e shoqatës Gentiana Lleshdedaj së bashku me anëtarët e ansamblit Shkëndija prezantoi vallet e ndryshme te trojeve shqiptare, nga Hasi deri tek Elbasani te cilat jan mesuar nën mentorimin e profesorit Dilaver Kryeziut, koreografit më meritor.
Jemi mirënjohës të gjithëve që kontribuan në realizimin e këtij projekti dhe shpresoj që Qendra Kulturore Shqiptare të bëhet një qendër e vërtetë e identitetit dhe komunitetit tonë kulturor.