Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Osijek
>>
Osijek

Hapja madhështore e Qendrës Kulturore Shqiptare në Osijek

Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” mori pjesë me krenari në ceremoninë e hapjes së Qendrës Kulturore Shqiptare në Osijek, të mbajtur të shtunën, më 5 prill 2025.

Me shfaqjet tona e pasuruam këtë moment të veçantë, duke madhështuar hapjen e qendrës, e cila do të bëhet një hallkë e rëndësishme për ruajtjen e kulturës shqiptare në Kroaci.

Falenderojmë Shoqatën e Shqiptarëve të Qarkut Osijek-Baranja për ftesën dhe pritjen e ngrohtë. Presim bashkëpunim të mëtejshëm dhe projekte të përbashkëta kulturore.