Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Kutina
>>
Kutina

Hapja e Qendrës Kulturore Shqiptare në Kutinë

Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” pati nderin të performojë në hapjen e Qendrës Kulturore Shqiptare në Kutinë të shtunën, më 15 shkurt 2025.

Kjo ngjarje e rëndësishme simbolizon ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare në Kroaci. Nëpërmjet punës dhe angazhimit tonë, përpiqemi të ruajmë, por edhe të promovojmë pasurinë e trashëgimisë shqiptare dhe kjo hapje është vetëm dëshmi e përpjekjeve dhe suksesit tonë të përbashkët.

Dëshirojmë të falënderojmë Komunitetin Shqiptar të Qarkut Sisak-Moslavinë dhe Unionin e Shqiptarëve në Republiken e Kroacisë për pritjen e tyre të ngrohtë.