Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Hasi Jehon
>>
Gjonaj, Kosovo

Edicioni i 36-të i Festivalit “Hasi Jehon”.

Me 2 3 dhe 4 maj në Gjonaj u mbajt edicioni 36-i Festivalit “Hasi Jehon”, njëkohësisht u festua edhe 50-vjetori i themelimit të SHKA “Malësori”. Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” kishte kënaqësi dhe nder të veçantë të jetë pjesë e këtij edicioni ku kryetarja Gentiana Lleshdedaj pranoj mirënjohjen nga SHKA “Malësori” për ruajtjen e traditës dhe kulturës në mergatë.

SHKA “Malësori” nga Gjonaj është një ndër shoqëritë kulturore-artistike më të njohura dhe më të respektuara në trevat shqiptare, e themeluar në vitin 1975. Me një histori 50-vjeçare, kjo shoqëri ka luajtur një rol kyç në ruajtjen, promovimin dhe transmetimin e trashëgimisë kulturore shqiptare ndër breza.

Përmes këngëve popullore, valleve tradicionale dhe kostumeve autentike, “Malësori” ka prezantuar me dinjitet kulturën e krahinës së Hasit dhe më gjerë, në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit.

Faleminderojmë për mikpritjen e ngrohtë dhe ftesen nga z.Haziz Hodaj dhe profesori Dilaver Kryeziu. 

Jemi krenar që kemi privilegjin të përfaqësojmë komunitetin shqiptar jo veq në Kroaci por dhe jashtë Kroacisë dhe pa fund mirënjohës që shoqata jonë është gjithmonë e pritur me duar hapur.