Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Dardana, Kosovo
>>
Dardana, Kosovo

Edicioni i 16-të i Festivalit "Lulëkuqet e Prillit" në Dardanë, Kosovë

Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” dje, ishte e pranishme në Festivalin "Lulëkuqet e prillit" edicioni i 16-të që u mbajt në shtëpin e kulturës në Dardanë (Kamenicë) Kosovë, ku në kuadër të këtij manifestimi bën pjesë edhe java kulturore Dardane e cila bashkon vlerat e mirëfillta artistike të trojeve shqiptare dhe kontribuon në ruajtjen dhe kultivimin e këngës shqipe.

Hapjen e këtij Festivali e bëri Ansambli i Këngëve dhe valleve "Zëri i Kamenicës", në programin këtij Festivali pjesëmarrja ishte e pasur me një numër të konsiderueshëm të grupeve dhe këngëtarëve, Me ç'rast Kryetarja e shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" Gentiana Lleshdedaj pranoj mirënjohje dhe falenderime nga Këshilli organizativ, Këshilli artistik dhe juria e këtij Festivali lidhur me sukseset e ansamblit "Shkëndija" në Zagreb të Kroacisë ku koreografinë folklorike e udhëheq profesori i koreografise folklorike Dilaver Kryeziu.