Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Zrinjevac 2025
>>
Zrinjevac, Zagreb

Ditët e pakicave kombëtare të Qytetit të Zagrebit 2025

Në kuadër të manifestimit Ditët e pakicave kombëtare të Qytetit të Zagrebit, sot në skenën e Zrinjevcit shkëlqyen juniorët e Ansamblit të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija“, duke lënë publikun të mahnitur!
Fëmijët tanë ishin të mrekullueshëm, me shumë krenari, energji dhe dashuri për traditën, interpretuan valle autentike shqiptare dhe treguan sa e rëndësishme është ruajtja dhe përcjellja e trashëgimisë kulturore tek brezat e rinj. Përkushtimi dhe puna e tyre u panë në çdo lëvizje, buzëqeshje dhe hap, ndërsa publiku i shpërbleu me duartrokitje të zjarrta.
Me këtë paraqitje, juniorët tanë përfaqësuan me dinjitet dhe krenari komunitetin shqiptar në Kroaci dhe dëshmuan edhe një herë se shumëllojshmëria kulturore është pasuria jonë më e madhe.
I falënderojmë nga zemra Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të Qytetit të Zagrebit për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij manifestimi të mrekullueshëm që bashkon dhe feston të gjitha pakicat kombëtare që pasurojnë jetën kulturore të qytetit tonë.