Zrinjevac, Zagreb
Ditët e Pakicave Kombëtare në Zagreb 2024.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci Shkëndija mori pjesë me krenari në Ditët e Pakicave Kombëtare në Zagreb më 29 shtator 2024, me ftesë të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit. Në këtë manifestim, performuam një kolazh vallesh nga rajone të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat përfaqësonin denjësisht kulturën tonë.
Jemi jashtëzakonisht të lumtur që pas disa vitesh mundëm të rivendosim grupin e valltareve. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën! Presim sfida dhe bashkëpunime të reja!