Novinarski dom
"Ditët e Mbretëreshës Teuta - 2023"
Të enjten, më 14 dhjetor 2023, kryetarja e SHKSHK "Shkëndija" Gentiana Lleshdedaj, me rastin e përvjetorit të themelimit të Klubit të Gruas Shqiptare ne Kroaci “Mbretëresha Teuta”, mori pjesë në manifestimin kulturor dhe shkencor “Ditët e Mbretëreshës Teuta -2023”.
Jemi jashtëzakonisht mirënjohës zonjës Shenida Bilalli, e cila na ftoi të bashkëpunojmë dhe i dha mundësinë rinisë sonë të bukur shqiptare, cila është e ardhmja e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" të prezantojnë veshjet kombëtare shqiptare dhe së bashku me ta edhe anëtaret e dashura të Këshillit të pakices kombëtare shqiptare te qytetit të Zagrebit.