Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Međunarodni dan kulturne raznolikosti u Zadru
>>
Međunarodni dan kulturne raznolikosti u Zadru

Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor në Zadar

Të shtunën me datën 1 qershor shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" me ansamblin e saj ishte pjesëmarrëse në qytetin e Zarës në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, që u festua solemnisht në Sheshin pesë bunarët (Trg pet bunara).Sponsorizor i kësaj ngjarje ishte qyteti i Zarës dhe prefektura e saj.

Në programin e pasur u prezantuan shoqatat kulturore dhe bashkësitë kombëtare, ndërsa muzika dhe interpretimi i valleve dhe paraqitja artistike në skenë ishte shembulli më i bukur i shfaqjes së traditave tona të pasura të muzikës dhe valleve popullore shqiptare nga ansambli ynë në qytetin e Zarës,ku u pasqyruan në mënyrë të jashtëzakonshme veshjet tradicionale dhe vallet shqiptare. E tëra kjo i tërhoqi të ftuarit, por edhe turistë të shumtë të cilët ishin teper kurioz dhe përjetonin ngjyrat e gjalla dhe bukurinë e habitshme të kostumeve tona tradicionale.

Për ftesën dhe pritjen e ngroht falenderojm Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të prefekturës së Zarës si dhe Kryetarin e Unionit të shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, z.Esad Çollaku.