Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Hotel Antunović
>>
Hotel Antunović

Dita e Mësuesve Shqiptarë dhe Dita Ndërkombëtare e Gruas 2024

ë 9 Mars festuam Ditën e mësuesve dhe Ditën Ndërkombëtare të gruas në rrethin e zonjave tona të mrekullueshme.

Mbrëmja filloi me një ligjëratë të ish-ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, Mirjam Deponte dhe doktorreshes dhe anëtares së Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit Zagrebit, znj. Merdita Agai.

Pas ligjëratës, shijuam performancën në pianino nga e talentuara Zana Istrefi, nxënëse e shkollës së muzikës së Pavel Markovcit.

Festën e vazhduan të ftuarit tanë të dashur Besiana Mehmeti dhe Shkodran Tolaj.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe shihemi vitin e ardhshëm!

Gëzuar Ditën e mësuesve dhe gëzuar Ditën e gruas!