Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Novinarski dom
>>
Novinarski dom

34-vjetori i themelimit të Klubit të Grave Shqiptare të Kroacisë "Mbretëresha Teuta"

Kryetarja e Shoqates kulturore shqiptare në Kroaci „Shkëndija“, Gentiana Lleshdedaj, mori pjesë me ansamblin tonë të junioreve dhe të senioreve në aktivitetin frymëzues politik dhe kulturor rajonal me rastin e 34 vjetorit të themelimit të Klubit të Grave Shqiptare të Kroacisë “Mbretëresha Teuta”. 

Ishte një mundësi për të shkëmbyer ide mbi temën “Gratë dhe politika e paqes” dhe për të ndjekur promovimin e librit “55 intervista...” të autores Shenida Bilalli.

Na la përshtypje energjia e të gjithë të ftuarve të pranishëm dhe programi i pasur kulturor që u përforcua më tej nga grupi i vallëzimit “Ilirët”.

Një falënderim i madh për organizatorët për përpjekjet e tyre dhe për të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje, e cila na kujton rëndësinë e rolit të gruas në shoqëri dhe promovimin e paqes.